Udhezues per Sigurine ne internet

UDHEZUES PER SIGURINE GJATE PERDORIMIT TE INTERNETIT DHE MBROJTJEN E TE DHENAVE PERSONALE E PRIVATESISE I. SIGURIA GJATE PERDORIMIT TE INTERNETIT:

  • 1.
    Si te mbroni kompjuterin tuaj: Lexoni me kujdes politikat e privatesise per faqet e Internetit te cilat i perdorni. Mbajini te gjitha programet kompjuterike (duke perfshire edhe browser-in tuaj) ne perditesim automatik. Keshillohet te mos ruhen ne browser username dhe password te adresave tuaja email apo kredenciale logimi ne sisteme te ndryshme. Perdorni programe kompjuterike si firewall, antivirus, antispam, antispyware, apo software te tjera per mbrojtjen e lundrimit tuaj ne rrjet. Programe te tilla me License nga prodhuesit garantojne mbrojtje shume te mire te pajisjeve tuaja qe perdorin internetin. Vendosni fjalekalime me karaktere dhe shkronja te vecanta per te mbrojtur lidhjen tuaj wireless ne shtepi. Instaloni update (perditesimet) e sistemit operativ Windows te quajtur ‘Windows Update’ i cili eshte nje sherbim qe ofron Microsoft dhe kjo e lejon kompjuterin tuaj te qendroje i perditesuar dhe larg kercenimeve te sigurise si viruse apo malware dhe komponenteve te tjera te demshme. Vizitoni Windows Update ne faqen www.microsoft.com per te perditesuar kompjuterin tuaj. Microsoft njofton shpesh ne kompjuterin tuaj per software updates (rifreskime te programeve) qe jane projektuar per te zgjidhur kercenimet e sigurise dhe sugjerojme ti pranoni keto perditesime.
  • 2.
    Mbroni te dhenat tuaja personale: Perpara se te vendosni te dhenat tuaja, shikoni per shenja te sigurise qe nje Web faqe mund te kete; Web https ("s", e siguruar) dhe nje çeles te mbyllur afer. Asnjehere mos jepni te dhenat tuaja ne pergjigje te nje e-maili, etj. Publikoni sa me pak detaje qe iu identifikojne juve apo vendndodhjen tuaj. Kujdes! Mos publikoni online gjera per te cilat nuk deshironi te jene publike Informacion me te detajuar per mbrojtjen e te dhenave personale d te gjeni me poshte.
  • 3.
    Mendoni perpara se te publikoni: Mendoni perpara se te bashkengjitni skedare a foto, apo te klikoni mbi nje link ne nje e-mail; ne qofte se ju nuk i njihni derguesit, ata mund te jene te rreme. Jini te kujdesshem kur klikoni link-e te ndryshme ne internet. Mos ndani me njerez te panjohur e-mail adresen tuaj private dhe mbajeni per vete fjalekalimin. Gjate plotesimit te formulareve te ndryshem plotesoni vetem fushat e kerkuara (ato te shenuara me yll *. Vertetoni se faqja e Internetit eshte e sigurt duke kerkuar shenja identifikuese; Mos publikoni identitetin tuaj kur luani lojera online, por perdorni nofka per veten tuaj (pseudonime);
  • 4.
    Krijoni fjalekalim te forte dhe mbajeni ate te fshehte: Krijoni fjalekalim me te pakten tete karaktere (sa me i gjate, aq me i mire) dhe perfshini ne te germa te medha dhe te vogla, numra dhe simbole. Mos perdorni te njejtin fjalekalim kudo.
  • 5.
    Mbroni veten nga mashtrimet nga e-maile te panjohura: Perpara se ti lexoni, shikoni me kujdes emertimet/titujt e emaileve qe merrni, sidomos ato me tituj “fitues”, mesazhet me shenime si “gabim”, mesazhe me gabime gramatikore, mesazhet me kerkesa per te dhenat tuaja personale, si numra llogarie, karte krediti, etj. Mendoni se jo gjithmone ajo qe duket shume e mire, eshte e tille.
  • 6.
    Perdorimi i sigurt i rrjeteve sociale: Per t’u regjistruar dhe perdoru disa rrjete sociale, si psh “Facebook”, “Tweeter”, “Instagram”, etj, zakonisht kerkohet qe mosha e personit te jete mbi 13 vjeç. Shikoni per mundesine “Rregullo privatesine” ne rrjetet sociale, per te menaxhuar se cilet persona mund te shohin profilin tuaj. Kontrolloni se si njerezit mund t’ju kerkojne ne rrjet dhe te bejne komente. Gjithashtu, mesoni se si mund te bllokoni hyrjet e padeshiruara. Mos postoni çdo gje qe ju mendoni. Perzgjidhni me kujdes pranimin e miqve te rinj, si dhe rishikoni periodikisht se çfare miqte publikojne ne lidhje me ju. II. MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE DHE PRIVATESISE GJATE PERDORIMIT TE INTERNETIT: Mbrojtja e te dhenave personale garantohet me perpunimin ne menyre te ndershme, te drejte dhe te ligjshme te ketyre te dhenave nga kompania jone per permbushjen e detyrimeve kontraktuale apo ligjore te kompania jone qe rrjedhin prej Kontrates se Pajtimit nenshkruar mes paleve, si dhe rritjen e cilesise se sherbimeve ndaj pajtimtareve. Kompania jone do te veproje vetem ne perputhje me parimet ligjore per perpunimin e te dhenave personale, siç jane parashikuar ne Ligjet nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”, i ndryshuar dhe nr. 9918, date 19.05.2008 “Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar, si dhe kuadrin rregullator perkates ne fuqi. Aksesi dhe kerkesa per korrigjim dhe fshirje : Pajtimtari ka te drejte te kerkoje me shkrim dhe pa pagese qe te marre nga kompania jone:  konfirmimin nese te dhenat personale po i perpunohen ose jo, informacion per qellimin e perpunimit, per kategorite e te dhenave te perpunuara dhe per marresit e kategorite e marresve, te cileve u perhapen te dhenat personale;  ne nje forme te kuptueshme, te dhenat personale dhe informacionin e disponueshem per burimin e tyre;  ne rastet e vendimeve automatike, informacion per logjiken e perfshire ne vendimmarrje. Kompania jone brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, do te informoje pajtimtarin mbi kerkesen e tij dhe informacioni per te dhenat komunikohet ne formen, ne te cilen ishin ne kohen kur eshte bere kerkesa. Ne rast se nuk i jepet informacioni, kompania jone duhet t’i shpjegoje pajtimtarit arsyet e mosdhenies se informacionit. Pajtimtari ka te drejte te kerkoje me shkrim dhe pa pagese bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e te dhenave kur konstaton se te dhenat e tij nuk jane te rregullta, te verteta, te plota, ose jane perpunuar dhe mbledhur ne kundershtim me dispozitat e Ligjit nr. 9887, date 10.03.2008 “Per mbrojtjen e te dhenave personale” i ndryshuar. Kompania jone, brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, do te informoje Pajtimtarin per perpunimin e ligjshem te te dhenave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit ose fshirjes te te dhenave.

Per te lexuar udhezuesin e plote dhe te sakte shkarkoni Dosjen ne formatin PDF duke klikuar mbi ikonen me poshte.

Shkarko Udhezuesin